Vlorë, shpërthen makinë, plagoset drejtuesi. Policia zbardh detaje
VLORE-Një makinë ka shpërthyer sot në rrugën ‘Transballkanike’, të qytetit të Vlorës ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi.
News24 mëson se ngjarja është shënuar sot paradite rreth ores 09:30 minuta në Rr. 'Transballkanike' kur automjeti tip ‘Benz ML’ me targë AA663BF ka shpërthyer në flakë e tym. I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku po merr aktualisht ndihmën shëndetësore. Policia identifikoi më pas shtetasin e plagosur, ai është Ermal Bajrami, 31 vjec nga fshati Selishë e Vlorës dhe banon në Babicë të Madhe.
I plagosuri pas mjekimit që ka marrë në spital është shoqëruar në komisariat ku dhe ka ndryshuar gjeneralitetet e dhëna në fillim. Nga shtetasi Bashkim Brahimaj që tha se quhet në vendin e ngjarjes, 31-vjeçari më pas pohoi se quhet Ermal Bajrami. Ai është marrë në pyetje rreth ngjarjes.
Policia
Drejtoria e policisë së qytetit të Vlorës po punon për të përcaktuar nëse shpërthimi ndodhi si pasojë e ndonjë defekti në makinë apo e vendosjes së lëndës plasëse.
“Sot më datë 31.08.2013 rreth orës 09:30 në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njoftimi se në rrugën ‘Transballkanike’ ka ndodhur një shpërthim.
Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e policisë të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale nga të cilat ka rezultuar se shpërthimi ka ndodhur në automjetin tip Mercedes-Benz ML ngjyrë gri me targa AA 663 BF, i cili drejtohej nga shtetasi E. B., banues në Vlorë. Si rezultat i shpërthimit është dëmtuar lehtë vetëm shtetasi i mësipërm dhe automjeti në pjesën e përparme të tij. Në momentin e shpërthimit automjeti ka qënë duke ecur në sens të kundërt me atë rrugës (kundravajtje). Në lidhje me këtë rast është ngritur grupi i posacëm hetimor i cili aktualisht është duke marrë në pyetje personin e dëmtuar.
Po punohet për të përcaktuar nëse shpërthimi ka ndodhur si rezultat i ndonjë defekti në automjet apo si pasojë e shpërthimit nga lëndë plasëse”, thekson njoftimi për shtyp i policisë.
(d.b/BalkanWeb)