Arrest me burg për 45-vjeçarin që prostituoi minorenin

Ky shtetas u arrestua dy ditë më parë, pas hetimeve disa mujore ndaj tij nga policia e Tiranës.
Arben Hajdinllari prej disa muajsh shfrytëzonte seksualisht nipin e tij të mitur në kryeqytet. 45-vjeçari nga qyteti i Korçës e merrte të miturin në Tiranë dhe pasi i siguronte klientët, e detyronte atë që të kryente marrëdhënie seksuale me burra të grupmoshave të ndryshme.
Shuma e kërkuar prej 45-vjeçarit në këmbim të kryerjes së marrëdhënieve me të nipin shkonte 4 mijë lekë. Njëherazi ai e ka shfrytëzuar 9-vjeçarin edhe për të lypur, në kohën që përpiqej për të siguruar klientët në kryeqytet, bëri të ditur Policia. Sipas burimeve, i mituri u ka pohuar prindërve të tij, romë, gjithçka i ndodhte në shoqërinë e dajës së tij në Tiranë. /Start/
2011-07-22 10:05