E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shkalla”, çon në pranga tre shtetas për drogë

Ata akuzohen për shpërndarjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike kryesisht heroinë.

Në flagrancë u arrestuan shtetasit Ledio Guni, 26-vjeç, Eduart Salku, 36-vjeç, si dhe Julian Bushati, 29-vjeç, lindur e banues në Tiranë,  i dënuar më parë për prishje të qetësisë publike. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmë në afërsi të Kinostudios u kapën në flagrancë me një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, me peshë 130 gram.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  përveç lëndës narkotike, edhe tre telefona celular të markave të ndryshme si dhe një automjet tip “Benz 190”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-22 12:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›