E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjekje penale disa zyrtarëve për falsifikim dokumentesh

Kështu, në pranga ra Afërdita Sukniqi, 41-vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, me detyrë punonjëse e Njësisë Bashkiake Nr.7 Tiranë, e cila do të ndiqet penalisht për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës”.

Diana Rexha, 41-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë sanitare në Njësinë Bashkiake Nr.7 Tiranë, e cila do të ndiqet penalisht për veprat të penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Luz Bisaku, 36 vjeç, lindur në Gjakovë dhe banues në Fierzë, komuna Gjakovë Kosovë, me detyrë arsimtar, i cili do të ndiqet penalisht për veprat të penale të “Fallsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Ylvi Hariz Shkalla, 29 vjeç, lindur e banues në Sauk, me arsim 12 klasë, i pa dënuar, me punë shofer në Rep. Ushtarak nr.1060, Zall Herr, për veprat penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. Vilson Tun Nikolla, 41 vjeç, lindur në Gjakovë dhe banues në Marmull, komuna Gjakovë Kosovë, për veprat të penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Saimir Trota, 26-vjeç, lindur e banues në fshatin Gostil Kukës, me detyrë në Repartin e Forcave Tokësore Zall - Herr, për veprat të penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Pas një hetimi disa mujor u arrit identifikimi dhe kapja e shtetasve të lartpërmendur, të cilët në periudha në ndryshme kohore kanë falsifikuar një sërë dokumentesh zyrtare si leje drejtimi kombëtare e ndërkombëtare dhe një sërë dokumentesh të tjera zyrtare. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-22 14:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›