E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Arrest me burg' për Viktor Gushin, grabitësi vrasës: Jam penduar!

TIRANE-Vrasësi dhe grabitësi serial Viktor Gushi u përball sot me trupin gjykues qe i caktuan masen e sigurisë 'arrest me burg'.

Seanca nisi me nje fjale pendese te autorit te 16 grabitjeve, 2 vrasjeve dhe 3 plagosjeve. "Jam i penduar, nuk e mendoja se do vija deri këtu", ishin fjalet e Gushit.
Avokatja e Gushit, Vjollca Pustina theksoi se klienti i pranon akuzat dhe shpreh pendesë për veprimet e tij.

Në bazë të kërkesës së prokurores Lindida Ziguri, gjykata vlerësoi që Viktor Gushi të mbahet në arrest me burg deri në përfundim të procedurave hetimore dhe gjyqësore të tij.

Përgjatë ditës së djeshme, autorit të vrasjes së arkëtares Leonora Kaloci dhe argjendarit Rrapo Sinanaj i janë marrë kampione gjaku dhe urine, për t’i bërë analizat nga ku do të mësohet nëse ai është përdorues droge ose jo. Gjithashtu në kuadër të hetimeve intensive rreth kësaj çështje, prokuroria ka urdhëruar që grabitësi serial t’i nënshtrohet një ekspertize psikologjike, për të parë nëse ai vuan mënderisht dhe nëse është i ndërgjegjshëm për veprimet agresive që kryen.
Sipas hetimeve intensive të policisë rezulton se Gushi ka kryer 16 ngjarje të rënda kriminale në mënyrë sistematike, për periudhën 2008- 2012, ku mes tyre numërohen grabitjet e disa bankave.

44-vjecari akuzohet për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi te filiali i bankës, NBG, por nga ekzaminimet laboratorike ka rezultuar se me pistoletën e sekuestruar, Gushi ka kryer edhe vrasjen e argjendarit Rrapo Sinani.
Të dyja vrasjet, Gushi i ka pranuar dhe rrëfyer qetësisht, plus disa plagosje gjatë vjedhjeve të kryera.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rrëfehet Viktor Gushi: Ja si e vrava arkëtaren e bankës Dialogu i Viktor Gushi me Policine Policia: Gushi grabitës serial, vrau 2 persona, i linte paratë në kazino Patos, shtëpia e Viktor Gushit bosh, banorët: Ishin familje e mirë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›