Vlorë, gjykata cakton ‘burg pa afat’ për ‘Sy akullin’
VLORE- Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për Ali Islamaj, 29 vjec i njohur me nofkën ‘Sy akulli’.
Islamaj kërkohej nga drejtësia italiane, por u arrestua në Vlorë. Skuadra speciale e Romës në bashkëpunim me Zyrën e Interpol Tirana bënë të mundur realizimin e sukses të operacionit të koduar “I SHUMËKËRKUARI” ku si rezultat u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas arratisjes më 14 janar të vitit 2011 nga burgu i sigurisë së lartë ‘Regina Coeli’ në Itali.
29-vjecari ka lindur në fshatin Drashovicë të Rrethit Vlorë. Ai kishte ndryshuar identitetin e tij për mos u njohur (nga Ali Sinan Islamaj në Altin Hoxha), ndërkohë që mëngjesin 29 Marsit ai është arrestuar në një fshat të vogël të Vlorës.
Shqiptari person me rrezikshëmri të lartë në Itali, për shkak të brutalitetit dhe ftohtësisë me të cilën kryente vjedhjet në Itali, njihej si ‘burri me sytë e kullt’ për shkak të ngjyrës së syve.
Në ngarkim të 29-vjecarit, Gjykata e Penale e Romës kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia Italiane ka kryer më shumë se 50 “Grabitje me dhunë” të vilave luksose në qytet të ndryshme të Italisë duke përdorur meoda të ashpra kundër pronarëve të tyre për të marrë sendet me vlerë si dhe veprat”, “Mbajtje sendesh të vjedhura”, “Kërcënim’ “Arratisja” etj.
(d.b/BalkanWeb)