Vetëvritet ish-kreu i KGB-së, Leonid Shebarshin
Rusi- Ish-kreu i shërbimit të fshehtë sovjetik, KGB-së, Leonid Shebarshin ka qelluar për vdekje veten në moshën 77- vjeçare.
Lajmi raportohet nga agjencitë e huaja në mbarë boten të cilat citojnë prokurorët dhe policinë ruse. Sherbashin u gjet i vdekur me një plage zjarri në apartamentin e tij në qender të Moskës.
Mësohet se një shënim është gjetur pranë tij ku flitet për vetëvrasjen. Ai ishte një veteran i shërbimit të fshehtë sovjetik në Azinë Jugore dhe Iran, ai ka drejtuar i pari drejtoritë e KGB-në nga viti 1989-91. Në vitin 1991 ai zëvendesoi Vladimit Kryuchkovin pas grushtit të shtetit për dy ditë dhe më pas u doreahoq nga KGB.
Si kreu i KGB-së në operacionet e post-revolucionit iranian ai u përjashtu së bashku me oficerët e tjerë në vitin 1983. Më parë ai kishe sherbyer në Indi, Pakistan dhe Afganistan, raportojnë sot mediat ruse. Teksa me 24 Mars festoi edhe 77- vjetorin e lindjes. Fqinjet treguan se ai jetonte i vetëm që prej vdekjes së të shoqes.
Ata e përshkruajnë si person të sjellshem dhe të dashur. ‘Ai gjithmonë na ka përshendetur por shëndeti i tij ishte shumë i rënduar’- tha një fqinj. Ndërkohë prokurorët rus thanë se një hetim për një vetëvrasje të mundshme është në proces.
D. Bilbili/IDEA
No related posts.