E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Arrest me burg", per te dyshuarit

Personat e arrestuar mengjesin e djeshem kane qene nen masen e sigurise se "arrestit me burg", te dhene nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor ne Vlore. Sipas burimeve zyrtare te Policise se Shtetit, kjo gje ishte kerkuar nga prokuroria e qytetit bregdetar dhe ishte miratuar pak dite me pare. Fletet e arrestit ishin prere dy dite para arrestimit te tyre, gjate operacionit "Rruga e vjeter", i organizuar nga Policia e Vlores me ndihem e specialisteve te asaj te Shtetit. Uniformat blu, ne bashkepunim me prokurorine kishin ngritur ndaj shtate te arrestuarve, Besmir Shanajt, Sotir Veshit, Vendim Bejajt, A. M Sofokli Ymerit, Ardian Beqirit, si dhe Bilal Bocit, akuzen e "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit".

Kane qene provat e mbledhura nga prokuroria dhe policia, gjate gjashte muajve te hetimit, qe kane bindur gjykaten te leshoje urdher-ndalimet. Operacioni kishte filluar dy dite me pare dhe ka perfunduar mengjesin e djeshem me arrestimin e te gjithe te dyshuarve, per trafikun e klandestineve nga Shqiperia ne drejtim te vendeve te Bashkimit Europian, duke marre nga dy mije euro per cdo njeri. Nderkaq qe pritet qe dosja e hetimit te kaloje nga Prokuroria e Vlores, ne ate te Krimeve te Renda ne kryeqytet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›