E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Arrest me burg" te riut per shperndarje droge

TIRANE - "Arrest me burg" dha gjykata ndaj 23-vjecarit, i cili dyshohet per shitje narkotikesh prane nje shkolle. 23 vjecari, i dyshuar per shitje te narkotikeve prane shkolles se mesme te pergjithshme "Partizani" ne Tirane, do te mbahet ne paraburgim deri ne perfundim te hetimit te hapur ndaj tij nga Prokuroria. Vendimi eshte marre dje nga Gjykata e Tiranes, pas kerkeses se Prokurorise, qe caktoi masen e sigurise se "arrestit me burg" ndaj Brunis Shaqjas, 23 vjec, per akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". 23 vjecari u arrestua ne flagrance ne afersi te rruges "4 Deshmoret", me nje qese farmaceutike, me bime te dyshuar kanabis sativa. Pas kontrollit ne banesen e tij, jane gjetur dhe 658 grame kanabis sativa, e ndare ne 265 porcione dhe e bere gati per t'u shitur.

R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›