Kultura e trete
Astrit Lulushi
Nevoja per nje te trete lind kur dy, polarizohen ose nuk pajtohen. Dhe ka rreth 20 vjet qe fusha e lojes se intelektualeve ka ndryshuar; ajo tradicionale eshte e bere gjithnje e me pak e rendesishme dhe mendimet e nje intelektuali te gjysmes se shek. XX, i edukuar nen komunizem, duken te vjeteruar per nje person qe mendon ne shekullin e XXI.
Ky dallim edhe per faktin se ndonje a disa prej intelektualeve tradicionale, vazhdojne te jetojne te mbyllur ne guacke, duke mbetur, deri-diku, te pandryshueshem e te paafektueshem prej rrymave te kohes. Dhe shenjat te kokefortesise per te mos ndryshuar jane ato, kur ndaj arritjeve tregohet mosbesim, kur mendimi ndryshe percmohet a nuk tolerohet dhe kur te rese i thuhet "prit". Keshtu jeta intelektuale mbizoterohet nga ata qe perdorin te njejtat fjale, te njejten strategji sulmesh a kritikash, sikur kujdesen per te njejten plage, vetveten. Kultura e tyre karakterizohet kryesisht nga komenti rreth komentit, duke e vluar debatin deri ne ate pike sa ne fund askush nuk mban mend arsyen e fillimit, apo vete thelbin e komentit.
Ne vitin 1959, Charles Percy Snow (1905-1980), fizikan e shkrimtar britanik, botoi nje liber te titulluar "The Two Cultures". Sipas tij, njera kulture qe perfaqesohej nga intelektualet e letrave, ishte gjithmone ne lufte me kulturen e dyte, qe perfaqesohej nga shkencetaret. Ne perendim, gjate viteve 1930, shkrimtaret vetequheshin "intelektuale", duke perjashtuar nga ky rreth shkencetaret, perfshi edhe me te njohurit si Hubble, Neuwman, Einstein, Bohr e te tjere.
Ata qe besojne ne barazi, thone se fuqizimi i njeres pale; i nje personi ndaj nje tjetri, me pushtet, pasuri a dije, ndodh pasi tjetri pengohet, izolohet, mohohet drjetpersedrejti a terthorazi. Sepse si mund te shpjegohet ndryshe idea se te gjithe njerezit lindin te bararte dhe papritur, diku gjate udhes se jetes se tyre, njera pale e ndjen veten te varur nga pala tjeter, dikur simoter.
Ne rastin e "dy kulturave" polarizuese, aftesia komunikuese me publikun, e ndihmuar nga nje fjalor i pasur, fale tradites, beri qe intelektualet e letrave te dilnin ne krye. Shkencetaret, me teorike, te ndrydhur ne eksperimente shumica te pasuksesshme, e me nje fjalor te kufizuar, te renduar me fjale te huaja e zhargon, nuk ishin ne gjendje t'a benin publikun te kuptonte rendesine e punes se tyre. Por idete e tyre mbeteshin te padukeshme, si veprimtari intelektuale edhe per faktin se shkenca ishte nje kategori jo fort terheqese per gazetat e revistat, te mbushura me shkrime te natyres "ai-tha/ajo-tha"
Ne librin "The Two Cultures", Snow, qe ishte shkrimtar e shkencetar, doli me idene e nje "kulture e te trete" e cila do te mbyllte hendekun, qe pengonte komunikimin midis intelektualeve te letrave dhe shkencetareve, duke bere qe shkrimtaret te ndihmonin shkencetaret per te perhapur idete e tyre. Por koha e kaperceu parashikimin e Snowt sepse shkencetaret dolen nga "guacka e tyre" dhe sot jane ne gjendje te komunikojne drejtperdrejt e lirshem, per te transmetuar mendimet e tyre tek lexuesit inteligjent. Nje numer shkencetaresh (Jarred, Hawking, Pinker, Dawkins), njihen sot edhe si autore te suksesshem librash shkencore te shkruar thjeshte, qarte e kuptueshem per lexuesin e zakonshem. Disa thone se suksesi i librave te tille eshte rastesi, apo se ato blihen por nuk lexohen. Por te tjere thone se ky sukses eshte shenje e "kultures se trete" ne veprim, qe tregon se shume njerez jane te etur per ide te reja dhe kane vullnet, per te bere perpjekje per te edukuar veten.
Popullariteti i mendimtareve te "kultures se trete" eshte rezultat, jo vetem i aftesise se ketij lloji te ri shkencetaresh per te shkruar a shprehur ne menyre terheqese ide te nderlikuara e abstrakte, por edhe sepse ajo qe tradicionalisht eshte quajtur "shkence" tani eshte bere "kulture publike", nje periudhe ku shkenca dhe jo letersia ose filozofia, thote John Brockman ne librin e tij "The Third Culture", udheheq debatin rreth natyres njerezore dhe natyres se universit.
Temat shkencore nga me te ndryshmet sot, zene vend te dukshem ne gazeta e revista, dhe interesante eshte se njerezit, kur i lexojne, ndricohen a bien ne mendime, ndryshe nga ndjenja qe provojne kur ndeshin nje shkrim politik a cfardo. Kjo tregon se fuqia e "kultures se trete" qendron ne faktin se ajo, mund te toleroje mendimin ndryshme dhe mosmarreveshjet qe lindin, kur debatohet se cila ide duhen marre seriozisht dhe cilat duhen hedhur poshte. Gjithashtu, ndryshe nga me pare, debatetet nuk zhvillohen vetem brenda nje rrethi te caktuar akademikesh, sepse edhe ceshtjet jane te tilla, qe afektojne jeten e cdo njeriu.