E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heroina, fund kerkimit 8-vjecar

DURRES - I denuar prej tete vitesh nga drejtesia italiane, bie ne pranga nje 32-vjecar. Policia e Durresit tha se, Kladio Tola, 32 vjec lindur ne Shijak dhe banues ne Xhafzotaj Durres, eshte prangosur pas vitesh kerkimesh. Nje vendim i dates 9 janar te ketij viti, nga Gjykata e Durresit, qe ka njohur denimin prej 7 vjet e 4 muajsh burg te asaj te Milanos, ka bere qe policia te bente arrestimin. Tola eshte denuar me burg per "trafik droge" si dhe "organizim e drejtim te organizatave kriminale", ne Itali. Qe prej 8vitesh ai ishte nje nga personat e shume kerkuar jo vetem ne Itali, por edhe ne shtetet e tjera, perfshire ketu edhe Shqiperine.

Pas 8 vitesh kerkime nga forcat e rendit te Durresit. Kladio Tola, 32 vjec, me vendim te dates 10 gusht 2001, te dhene ne mungese nga Gjykata e Milanos, eshte denuar me 7 vjet e kater muaj heqje lirie, per dy akuza. Vetem dy dite me pare, ky vendim mberriti ne Gjykaten e Durresit. Keta te fundit nxoren urdher arrestin per 32-vjecarin, i cili u arrestua brenda disa oreve nga forcat e Rendit te Policise. Arrestimi i tij u be ne nje lokal, ne lagjen numer 14 Durres, nen shoqerine e te vellait. Aktualisht 32-vjecari ndodhet ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise se Durresit, ne pritje te transferimit ne burg, ku dhe do te vuaje denimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›