Arrest shtëpie për Enea Gegën, gjykata lë të lirë Alban Rexhën
TIRANE- Enea Gega, ish-i dashuri i këngëtares Ingrid Gjoni, ka lënë qelitë vetëm 48 orë pasi u kap me armë pa leje në zonën e ish-Bllokut teksa po festonte ditëlindjen e mikut të tij, Alban Rexha, i vetëquajtur "Ujku".
Gjykata e Tiranës vendosi të caktojë dje masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Gegën, pasi nuk është vërtetuar nëse arma pistoletë i përkiste atij. Për të vërtetuar këtë fakt, prokuroria ka dërguar armën për ekspertim balistik në institutin e policisë shkencore në ministrisë së Brendshme. Ekspertët do të shquajnë dhe gjurmët kapilare të mbetura në pistoletë dhe do të verifikohet nëse përputhen me ato të të dyshuarit, Enea Gega.
Ndërkaq, Alban Rexha, i cili u bë i njohur falë pjesëmarrjes programin "Kafazi i Artë" është lënë i lirë nën masën e sigurisë detyrim paraqitje. E njëjta masën është caktuar edhe për mikun e tyre, Ernest Codja. Ndaj tre të dyshuarve rëndon akuza e "armëmbajtjes pa leje".
Gega, Rexha dhe Codja u prangosën tri netë më parë në zonën e ish-Bllokut, teksa i vetëquajturi "Ujku" kishte festuar ditëlindjen e tij të 34-t. Policia kishte mbërritur pranë lokalit ku ishte zhvilluar festa e ditëlindjes së Rexhës, pasi ishte sinjalizuar për të shtëna armësh. Pas një kontrolli të ushtruar policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë në makinën me të cilën do të udhëtonin Gega dhe miqtë e tij. Ndaj tyre u ngrit akuza e armëmbajtjes pa leje, edhe pse asnjëri se pranoi të ishte "pronar" i pistoletës.
Dje gjykata vendosi të lërë në "arrest shtëpie" vetëm Gegën, ndërsa miqtë e tij u hoqi prangat duke i nxjerrë në liri. Enea Gega dhe Alban Rexha janë bërë dhe më parë protagonistë të një përplasje me policinë funddhjetorin e 2009-ës. Të dy rifituan lirinë, pas pak kohësh qëndrimi në qeli.
(s.g/GSH/BalkanWeb)