Tiranë, Prifti sot në prokurori për videon 70 mijë euro
TIRANE- Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti i vënë nën akuzë për korrupsion është thirrur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe pritet të mbërrijë sot për të dhënë shpjegime rreth videos së dytë që u zbulua nga ekspertët amerikanë, ku shfaqet së bashku me ish-vartësin e tij Leonard Beqiri duke ndarë një shumë të majme parash prej 70 mijë eurosh.
Prifti, i cili denoncoi ish-zv/kryeministrin Ilir Meta për afera korruptive, pasi me parë e kishte filmuar në zyrën e tij, në atë që u cilësua si skandali "Meta - Prifti", është vënë nën akuzë për korrupsion pasiv. Deputeti pa imunitet, Dritan Prifti, pasi denoncoi ish-eprorin e tij, që atëkohë sapo i kishte zënë karrigen e kreut të ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, i dorëzoi prokurorisë kompjuterin dhe pajisjet, në të cilat kishte regjistruar bisedën me Ilir Metën, ku ky i fundit shfaqej duke kërkuar favore për miqtë e tij biznesmenë që garonin për tendera. Ish-zv\kryeministri pretendoi se videoja ishte e montuar dhe kishte si qëllim dëmtimin e imazhit të tij politik.
Prifti ka deklaruar se e ka regjistruar vetë videon për të provuar presionet që i bëheshin nga Ilir Meta, joshjet për korrupsion apo korrupsionin e ish-zv\kryeministrit. Prifti do të pyetet gjithashtu edhe rreth të ashtuquajtur video- skandalit "Meta-Prifti". Pas tij në prokurori do të mbërrijë për të dhënë shpjegime dhe ish-zv\kryeministri Ilir Meta, dhe ish-vartësi Leonard Beqiri.
Pak ditë pasi Kuvendi u Shqipërisë votoi për heqjen e imunitetit të Dritan Prifti dhe të Ilir Metës, cka do i hapte rrugë prokurorisë për vazhdimin e hetimeve.
(s.g/BalkanWeb)