Deputeti i PDK, Hasani: Lufta e shqiptarëve për Shqipërinë natyrale
Mbështetës i platformës së Shqipërisë Natyrale të studiuesit Koço Danaj , mes të tjerësh ishte edhe deputeti i parlamentit të Kosovës, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, Naid Hasani . Sipas Hasanit , shqiptarët duhet të kenë një komb të vetëm , duke e quajtur si të vetmen mundësi për të ekzistuar në Europën e bashkuar .
Edhe pse Kosova aktualisht ka kufizime nga bashkësia ndërkombëtare , deputeti kosovar Naid Hasani , mendon se këto kufizime do të hiqen së shpejti dhe se tani më është momenti të mendohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë . Megjithatë Hasani thekson se Shqipëria është ajo që duhet bëjë hapin e parë , sepse Kushtetuta e Shqipërisë nuk e ndalon këtë bashkim.
Sipas deputetit dhe përfaqësuesit të PDK-së Naid Hasanit, kërkimi i të drejtave të shqiptarëvë për të krijuar "Shqipërinë Natyrale" , nuk cënon të drejtën e askujt .