E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime të reja për protestat anti-Putin

Policia ruse ka arrestuar edhe dy aktivistë opozitarë për pjesëmarrje në demonstratat anti-Putin që janë zhvilluar gjatë muajit maj.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, ka bërë të ditur se Nikolaj Kavkazski dhe Aleksei Plokoviç janë dërguar në paraburgim dhe se përballen me akuzat për pjesëmarrje në trazira.

Protestat e 6 majit, të cilat janë zhvilluar në prag të inaugurimit të Vladimir Putinit për mandatin e tretë presidencial, kanë përfshirë përleshje midis policisë dhe demonstruesve.

Mbi 400 persona janë arrestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›