Lojrat Olimpike, Kameron: Prioritet, siguria në Olimpiadë

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka thënë se masat për të mbrojtur Lojërat Olimpike përbëjnë operacionin më të madh të sigurisë në historinë paqësore të Britanisë.
Ai u ka thënë gazetarëve në Londër se forcat e policisë "nuk do t`i lënë asgjë rastit për të mbrojtur jetët e njerëzve".
Lojërat Olimpike do të mbahen në kryeqytetin britanik nga 27 korriku deri më 12 gusht.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të tyre.