E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimet, Nishani: Policia, goditje të fortë ndaj krimit të organizuar

Tiranë- Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani përmes një konfenrence për shtyp ka përgëzuar operacionet e djeshme të Policisë së Shtetit për kapjen e dy kriminelëve serial.

Falenderoj laboratorin e kriminalistikes për një rezultat profesional dhe të shpejtë në analizimin e provave. Dhe qindra qytetarët që sollen informacione për të goditur këto dy autorë të krimeve të rënda- tha Nishani.

Ministri ka deklaruar se policia e shtetit do të sigurojë shqiptarët pavarësisht sofistikimit të rrjeteve kriminale.

Dua të garantoj qytetarët shqiptarë sesa më shumë i sofistikuar dhe i organizuar të behet krimi aq më e fortë do të bëhet ndërhyrja e strukturave të policisë së shteti për të garantuar sigurinë. I vetmi destinacion do të jetë drejtësia- tha ministri.

Ditën e djeshme policia e shtetit vuri në pranga Viktor Gushin i akuzuar për 2 vrasje dhe 16 krime të tjera, dhe Ali Islamaj i cili kërkohej nga drejtësia italiane për një sërë vjedhjesh me dhunë në vilat luksoze në Romë.

Dorina Bilbili/IDEA

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›