Ndotja në Lushnje, kanalët e rrugëve kthehen në kosha plehrash
Lushnje- Kanalët e rrugëve nacionale janë kthyer në vendgrumbullime të mirëfillta mbeturinash në qytetin e Lushnjes, duke u shndërruar në një problem shumë serioz për mjedisin dhe banorët.
Mbeturina të hedhura kudo, rrugë, lulishte, pranë banesave por më së shumti në kanalet e lumenjve që ngjajnë me koshë gjigand mbeturinash.
Anët e Misarit të Myzeqesë janë të mbushura nga mbeturinat të cilat përveçse pengojë qarkullimin e ujit derdhen së bashku me të në det duke shkaktuar një ndotje të pashoqtë. Po ashtu rruga drejt Divjakes është e mbushur me mbeturina që i prishin imazhin një ndër pikave turistike më të frekuentuara të vendit sië është plazhi dhe parku i Divjakes.
Edhe pse komuna ka vendosur një tjetër pikë vendgrumbulli për mbeturinat duke i larguar nga rruga kryesore, sërish ato ndosin mjedisin pasi digjen fare pranë shinave të trenit duke rrezikuar shëndetin e banorëve aty pranë.
Shkrime të tjera me interes:
- Jete mes plehrash, vesi i shqiptare Perse ti hedhesh mbeturinat ne kosh kur mund ti hedhesh...
- Vendi po qelbet, Berisha sulmon Topin: Aleanca e plehrave Ndërsa vendi është shndërruar në një kazan gjigand mbeturinash, kryeministri...
- Ndotja nga plehrat, gjoba komunarëve në Elbasan Elbasan- Agjencia rajonale e mjedisit në Elbasan ka ndëshkuar me...