Kujdes! Lodrat e fëmijëve, me kimikate të rrezikshme
Tiranë- Lëvizja e Gruas për Zhvillim Integral ka dhënë alarmin se lodrat e fëmijëve përmbajnë kimikate jashtë normës së lejuar.
Përmes një deklarate për shtyp ata sqarojnë se nga analizat e bëra rezultoi se lodrat ishin të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
LGZI kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga autoritetet shtetërore për mbrotjen e shëndetit të fëmijëve duke ndaluar tregtimin e produkteve të tilla që mbushin dyqanet e vendit.
IDEA po publikon të plotë deklaratën:
Raporti i Testit Publik të Lodrave nxjerr në pah prezencën e lëndëve kimike të rrezikshme tek Lodrat e Fëmijëve. Testi i Lojrave i iniciuar për here të pare në publik nga Lëvizja e Gruas për Zhvillim Integral së bashku me gazetaret e Vizion Plus, të emisionit Ora 5 e realizuar në Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Universiteti i Shkencave, Tiranë rezultoi se analiza e lodrave përmbante lëndë të rrezikshme kimikate si Polyvinyl chloride (PVC), Chloride (Cl), Dioxide Titanium (Ti), Kalcium (Ca), Zinc (Zn) si dhe ngjyrues të rrezikshëm, të cilat shkaktojnë probleme të rëndësishme në shëndetin e fëmijëve.
Tek trupat e kukullave atje ku u bënë matjet e para PVC (Polyvinyl chloride) u paraqit me nivele të larta ku elementi kryesor përbërës ishte: Chloride (Cl),Kalcium (Ca), Zinc (Zn). Në pjesën e këpucës të kukullës paraqitej një lloj tjetër plastike, ndërsa në trup rezultoi me përmbajtje të lartë Chloride (Cl), këpucët rezultuan se kishin si mbushës Dioxid Titanium (Ti O2) dhe Zinc (Zn).
Si konkluzion i Testit të Lojrave në rezultatet e paraqitura nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Universiteti i Shkencave, Tiranë kukullat e testuara rezultonin se indikatorët e PVC paraqitnin rezultate shumë më tepër normës së lejuar.
Në këtë investigim, prania e përqendrimit të lartë të klorit është konsideruar si një zëvendësues për gjetjen e PVC pasi PVC është i vetmi plastikë e zakonshme e bërë me klor. Në mënyrë të ngjashme, prania e Ca, Zn, TiO2, në mostrat e lodrave përbën rrezikshmëri për shëndetin e fëmijëve.
Pigmentet apo ngjyruesit janë përdorur në mënyrë rutinore tek PVC dhe këto mund të përbëhen si nga komponimet kimike organike dhe inorganike. Ngjyruesit që përmbajnë metale janë shumë të zakonishme dhe mund të përfshijnë kadmium, plumb, krom, hekur, antinom, nikel, kobalt, bakër, titan, mangan dhe zinkut. Pothuajse të gjitha lëndët e mësipërme dhe komponimet janë potencialisht toksike.
100% e mostrave të kukullave të testuara përmbajnë indikatorë të lartë të PVC – duke identifikuar gjithashtu dhe produktet e bëra nga PVC duke matur përmbajtjen e tyre në klor. 100% e lodrave të testuara përmbanin PVC-në. PVC është plastika më e keqe duke krijuar rreziqe të mëdha dhe mund të përmbajnë aditivë që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Dioksid titaniumi i cili u gjend në testimin e kryer është një ultravjollcë (UV) – një katalizator aktivizues i cili në bazë të studimeve shkakton dhe kancer në qëniet njerëzore.
Chloride vinyl në rastin konkret është e pashmangshme në prodhimin e PVC dhe mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, si kancer, dëmtimin endometriozale, dëmtime neurologjike, dëmtime të sistemit imunitar, probleme të frymëmarrjes, dëmtime të mëlçisë dhe të veshkave deri në defekte të lindjes.
Lodrat e testuara me rezultat pozitiv për PVC nuk ishin të etiketuara si të tilla në produkt ose paketim, duke e bërë pothuajse të pamundur për prindërit që të zgjidhnin PVC-free produkte për fëmijët e tyre. Lodrat nuk përmbanin asnjë etikete dhe asnjë të dhënë as në gjuhën shqipe dhe në as një gjuhë tjetër lidhur me elementët që përmbanin lodrën.
Në bazë të Direktivës 2009/48/EC, 18.05.2009 mbi sigurinë e lodrave, botuar në Fletoren Zyrtare L 170, 30 qershor 2009, në përputhje me Direktivën e me 20 janar 2011 dhe Direktivës 1999/45/EC, 31 Maj 1999 në lidhje me përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të Shtetet Anëtare në lidhje me klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e preparateve të rrezikshme lëndët e gjetura në Testimin e Lodrave klasifikohen si lëndë të rrezikshme. Direktiva 1999/45/EC: 017-Chlorine; 020-Calcium; 022-Zinc
Duke analizuar situatën e mësipërme Koalicioni Shqiptar për Sigurinë e Lodrave (CATS) parashtron përmes kësaj Deklarate Shtypi gjendjen shqetësuese në tregjet ambulante dhe në dyqanet e lodrave. Lëndët kimike të gjetura tek Testimi Publik i Lodave tregon dhe një here se lëndët toksike që u gjendën mund të janë një pjesë e mijëra të kimikateve që mund të jenë të pranishme në produktet e përditshme të destinuara për fëmijët. Në këto momente, është pothuajse e pamundur që prindërit të dinë nëse produktet përmbajnë lëndë kimike të rrezikshme.
CATS kërkon angazhimin e autoriteteve shtetërore në zbatimin e ligjeve ekzituese si Ligjit Nr.10 480, datë 17.11.2011 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE JOUSHQIMORE, Ligjit Nr.10 489, datë 15.12.2011 PËR TREGTIMIN DHE MBIKËQYRJEN E TREGUT TË PRODUKTEVE JOUSHQIMORE, si dhe ratifikimin e Direktivës 2009/48/EC e PARLAMENTIT DHE KËSHILLIT EVROPIAN Mbi Sigurinë e Lodrave, 18 qershor 2009.
CATS dhe në bazë të Rekomandimeve për një Axhendë Politike kërkon: zhvillimin e masave nga autoritetet shtetërore, hartimin e një set-i praktikash standartesh të modeleve të mira nga shtetet europiane, inkurajimin e mekanizmave inspektuese, intensifikimin e bashkëpunimit me qendrat dhe rrjetet europiane për përmirësimin e kapaciteteve dhe integrimin brenda hapësirës së BE.
Shkrime të tjera me interes:
- Prindër, ruani fëmijët nga lodrat kineze me kimikate të rrezikshme Tiranë- Pas publikimit të raportit të mbikqyrjes së tregut nga...
- Ushqimet më t ë rrezikshme për shëndetin tonë Jo të gjitha ushqimet janë të mira për organizmin. Ja...
- Lodrat e Krishtlindjeve mund të merren me qira Nga kukullat te makinat Tendenca është shumë e përhapur në...