E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i 8 peshkatarëve nga malazetët, Cinari: Nuk ka shenja dalluese të kufirit ujor

SHKODER- Organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Shkodër denoncon mungesën e sinjalistikës së kufirit ujor në liqen, gjë e cila mendohet se mund të jetë shkaku i arrestimit të 8 peshkatarëve nga forcat e policisë kufitare të Malit të Zi.

Vazhdon të mbetet e paqartë edhe për Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit situata për 8 peshkatarët e arrestuar nga policia kufitare malazeze, vetëm pak ditë më parë teksa ata peshkonin në ujërat e liqenit të Shkodrës. Madje denoncohet fakti se ka mungesë të theksuar të sinjalistikës ujore, pra për sa i përket mungesës së boave që të orientojë edhe vetë peshkatarët për kufirin mes palës shqiptare dhe saj malazeze.

“Organizata e Menaxhimit të Peshkimit është shumë e shqetësuar për faktin se mbron të drejtat e peshkatarëve. Duke parë se ato persona të arrestuar janë nën moshë ata nuk përfitojnë leje gjuetie. Jemi lidhur me palën malazeze por nuk na kanë dhënë një sqarim. Realisht duhet të jetë një kufi, por pikat ndarëse janë shumë të rralla, ky është problem shqetësues për peshkatarët pasi mund ta kalojnë kufirin edhe pa e ditur”, shprehet Menaxheri i Organizatës së Peshkimit, Arjan Cinari.
(ma.ar/New24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›