Hap drejt BE-se - Qeveria serbe do te ekstradoje Goran Hadiin ne Hage

Ate qe mediet serbe e komunikuan me pare si lajm urgjent e konfirmoi te merkuren 20.07.2011 presidenti i Serbise Boris Tadi zyrtarisht Me Goran Hadiin tashme eshte kapur edhe i kerkuari i fundit prej Tribunalit te OKB-se per Krimet e Luftes ne ish-Jugosllavi.
Tadi Kapitulli me i veshtire i bashkepunimit me Tribunalin e Hages eshte mbyllur. Serbia do te vazhdoje ti permbushe detyrimet e saj nderkombetare. Njekohesisht dua te theksoj se arrestimi i Goran Hadiit nuk eshte vetem rezultat i zbatimit te ligjeve serbe por ky veprim eshte ne harmoni edhe me detyrimin tone moral.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Boris Tadi duke folur per arrestimin e Goran HadiitGoran Hadi u arrestua sot ne mengjes ne afesri te qytetit te Novi Sadit ne nje zone kodrinore pyjore tha presidenti serb. Prej kohesh qarkullonin fjale se atje ai ndoshta kish gjetur strehe ne nje manastir ortodoks. Ndaj ka pasur edhe akuza se me gjase prej kohesh instancat zyrtare e kane ditur vendndodhjen e tij - te tilla supozime jane shfaqur qysh ne maj te ketij viti teksa pas shume vitesh arratie u arrestua i dyshuari per krime lufte Ratko Mladi. Presidenti Boris Tadi i hodhi poshte keto Qysh pas arrestimit te Ratko Mladiit ne opinion ka pasur spekulime sipas te cilave Serbia prej vitesh e ka ditur se ku ndodhet ai. Keto informacione kane qene absolutisht te gabuara. Po aq pak ka ditur Serbia edhe per vendndodhjen e Goran Hadiit.
Ne aktkakuzen e Tribunalit te Hages Goran Hadi akuzohet te kete marre pjese ne politiken e debimeve gjate luftes ne Kroaci ne fillimin e viteve 1990-te. Serbia kish drejtuar debimet duke marre ne fund perkohesisht nen kontroll nje te treten e territorit kroat.
Deri ne fillim te luftes Hadi kishte fituar merita si punetor magazine dhe krahas kesaj ishte i angazhuar ne Partine Komuniste. Me vone ai kaloi ne kampin politik te nacionalisteve dhe u zgjodh prsident i republikes se veteshpallur serbe ne Krajina - nje produkt i fantazise se nacionalisteve serbe ne territorin kroat qe ne fakt nuk u njoh prej askujt.
Bildunterschrift Ushtare serbe duke shoqeruar nje civil kroat pas hyrjes ne Vukovar me 1991Konkretisht sot 52 vjecarit i ngarkohet nje masaker e njesive serbe ne Vukovar ne lindje te Kroacise ne nentor 1991. Asokohe mbi 260 kroate dhe te tjere civile joserbe fillimisht u rembyen nga nje spital kroat ne nje ferme derrash dhe me pas u vrane nder ta kishte edhe gra e te moshuar.
Ne vitin 2004 policia serbe donte ta arrestonte Goran Hadiin. Por ai doli ne ilegalitet - pak ore pasi Tribunali i OKB-se publikoi aktakuzen ndaj tij.
Fakti qe Hadi tani eshte arrestuar dhe me gjase brenda pak diteve do te ekstradohet per ne Hage konsiderohet si nje kusht i rendesishem per afrimin e metejshem te Serbise ne BE.
AutorJoumlrg Paas /Vilma Filaj-Ballvora
RedaktoiElert Ajazaj