E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestimi i Jorgo Goros, Berisha: E futën në burg se s’mundi dot Fredi Belerin

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se arrestimi i kryebashkiakut aktual të Himarës Jorgo Goro  për shkak se nuk mundi dot në zgjedhjet vendore, Fredi Belerin, i cili po ashtu gjendet në qeli për blerje të votave.

Duke folur nga ballkoni i shtëpisë së tij drejtuar simpatizantëve demokratëve, Berisha tha gjithashtu se  ish-ministrja, Olta Xhaçka, bashkëshorti i së cilës ka përfituar prona në mënyrë të paligjshme në jug, qëndron në parlament si një monument korrupsioni.

“Të dashur miq, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, një hajdut i padiskutueshëm, por është në burg se nuk e mundi dot Fredi Belerin. Por është në burg sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të Olta Xhaçkës dhe burrit të saj strategjik.

Kur unë ia ngrita në parlament Olta Xhaçkës, u ngrit me një gjuhë të saj, duke turfulluar se po akuzoja një njeri që kishte marrë pronën e familjes së tij. Po ja që del që ka falsifikuar dhe ka grabitur pronën e qytetarëve të tjerë.

Dhe kryetari i bashkisë që firmosi mbi dokumentet e falsifikuara të sjella nga Xhaçka, burgoset, kurse Xhaçka qëndron monument korrupsioni në parlament vetëm e vetëm se drejtësia përbëhet nga laro, nga njerëz nga moral dhe pa ligj, të cilët zbatojnë vetëm urdhra partie dhe mashtrojnë shqiptarët”, u shpreh Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›