E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Vlora ka nisur rrugëtimin si Qyteti Europian i Sportit për vitin 2024

Vlora e përzgjedhur si “Qyteti Europian i Sportit për vitin 2024” mes 13 vendeve të tjera europiane, ka nisur zyrtarisht aktivitetet që do të jenë të pranishme gjatë gjithë vitit.

Kryeministri Edi Rama, në rrjete sociale ka ndarë sot pasdite pamje nga ambientet sportive dhe aktivitetet që po zhvillohen në Lungomare.

Ndërsa vetë, kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka deklaruar se ky është një vit i rëndësishëm dhe ky titull është mundësi më tepër promovimi për Vlorën.

Marrja e këtij titulli synon që Vlora të angazhohet për të qenë një qytet sa më i rëndësishëm, dinamik dhe gjithëpërfshirës që përqafon shëndetin, duke nxitur pjesëmarrjen në aktivitetet sportive.

“Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024” është edhe një mundësi e mirë e qyteteve fituese për të paraqitur projekte dinjitoze e për të marrë fonde nga organizatat ndërkombëtare, për zhvillimin e sportit.

Gjatë gjithë vitit janë parashikuar aktivitete thuajse të përditshme.

Vlora paraqiti kandidaturën në dhjetor 2023 pranë ACES Europe, ndërsa në Bruksel, në Parlamentin Evropian, gjatë ceremonisë së përvitshme të shpalljes së emërimeve për vitin 2024 (ACES Annual GALA Aëards 2024), Vlora u shpall, Qyteti Europian i Sportit për vitin 2024.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›