Arrestimi i Karaxhicit dhe Mlladicit, prioritet i prokurorit te ri
Arrestimi i ish-shefave politike dhe ushtarake te serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic e Ratko Mlladic, ne arrati qe prej vitit 1995, eshte "prioritet absolut", pohoi sot prokurori i ri i TPI-se, Serzh Bramertz, ne deklaraten e tij te pare. Ky eshte komenti e tij i pare pas emerimit ne kete post, me 28 nentor. Departamenti i prokurorit te TPI-se, do te vazhdoje te mbeshtetet ne perkrahjen e shteteve te ish- Jugosllavise, e te komunitetit nderkombetar, per te arritur kete qellim. Bramertz gjykoi se "kryerja e detyres se prokurorit te pergjithshem te TPI-se eshte i nje rendesie te vecante" dhe se shpejti do te bente nje vizite ne Ballkan. Zedhenesja e tij, Olga Kavran, saktesoi se nje vizite parashikohet ne shkurt.
Arrestimi i Mlladic e Karaxhic dhe dergimi i tyre ne Hage, ishte kerkuar me kembengulje nga prokurorja Karla del Ponte, perpara se te perfundonte mandatin e saj me 31 dhjetor.
Keta dy kriminele jane akuzuar per genocid, krime lufte, krime kunder njerezimit e vecanarisht per masakren e Sebrenices, ne te cilen u vrane 8000 veta. Karla del Ponte, ka akuzuar Serbine per bashkepunim te pamjaftueshem me TPI-ne. "Bashkepunim i plote" eshte kushti zyrtar i vendosur nga BE-ja per te nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me Beogradin. Sllovenia, presidente e radhes e BE-se, synon te binde 27 partneret evropiane, te nenshkruajne nje marreveshje te tille me 28 janar. Vendet e uleta jane kunder nje afrimi te BE-se me Serbine, per aq kohe sa kriminelet jane te lire.