KEK: Dritat, nuk varemi nga Serbia
Kosova nuk varet nga Serbia per energjine elektrike. Zedhenesi i Korporates Energjetike te Kosoves (KEK), Nezir Sinani, tha dje se "eshte spekuluar" me sasine e energjise elektrike qe Kosova merr prej Serbise. "Duhet te sqarojme per rrymen qe marrim nga Serbia, pasi jane dy lloje energjie", tha Sinani. Ai sqaroi se "lloji i pare" eshte energjia qe Kosova importon nga kompani te ndryshme, me te cilat ka kontrata. "Keto kompani e blejne energjine diku ne rajon dhe pergjigjen per ta sjelle permes linjave nga Serbia, deri ne kufirin me Kosoven. Kompanite e kane vete ne dore te vendosin se nga do ta transmetojne energjine deri ne Kosove dhe shumicen e hereve shfrytezojne linjat e Serbise, por jo perhere", tha zedhenesi i KEK-ut.
Lidhur me "llojin e dyte" te energjise qe Kosova merr nga Serbia, ai tha se kjo "eshte energjia emergjente", e cila merret drejtperdrejt nga Serbia - domethene qe prodhohet ne Serbi. "Per kete energji kemi nje marreveshje qe kompanite te ndihmojne njera-tjetren ne menyre reciproke, kur kjo nevojitet. Kur KEK-u ka telashe me blloqet e veta, kontratat me Serbine e ndihmojne per te siguruar energji deri sa te kthehen ne pune blloqet e Termocentraleve Kosova B apo Kosova A. Energjia e importuar ne raste te tilla vitin e kaluar, zinte 14 per qind te gjithe sasise se shpenzuar dhe kjo eshte larg nga 40 per qind qe eshte thene", theksoi Sinani. Ai tha se vec transmetuesve 400 kilovolt dhe 220 kilovolt qe lidhin Kosoven me Serbine, jane dhe dy te tjere nga 400 kilovolt, te cilet e lidhin Kosoven me Maqedonine dhe Malin e Zi, si dhe nje transmetues 220 kilovolt, qe e lidh me Shqiperine. "Kosova nuk varet vetem nga transmetuesit e Serbise per te importuar energji, sidoqofte, linja nga vjen energjia, mbetet pergjegjesi dhe eshte detyre e atyre qe e shesin kete energji", shtoi zedhenesi i KEK-ut.
Pyetjes nese KEK-u ka plan alternativ, po te vihen ne jete kercenimet e Serbise per bllokimin e furnizimit me energji, Sinani iu pergjigj se po te ndodhe kjo, Kosova "do te varet drejtperdrejt nga bashkepunimi rajonal me shtetet e tjera kufitare, me Maqedonine, Malin e Zi dhe Shqiperine". "Ne kemi nje marredhenie jashtezakonisht te mire me tri shtetet, me Maqedonine, Shqiperine dhe Malin e Zi, qe kane ofruar mbeshtetjen e tyre dhe linjat e tyre te transmetimit, per ta mbajtur sistemin energjetik, ne rast se Serbia kercenon dhe zbaton nje bllokade te tille. Por, deri tani, ne kemi pasur bashkepunim shume te mire edhe me kompanine energjetike ne Serbi. Mendimi im eshte se Serbia, po te vendose te beje nje bllokade te tille, demin me te madh do t