Qehaja:
Ramadan QEHAJA, ekspert i sigurise
Me afrimin e percaktimit te statusit politik te Kosoves, nje prej sfidave me serioze perballe institucioneve vendore dhe atyre nderkombetare, eshte siguria. Si e vleresoni situaten ne kete drejtim?
Eshte e vertete se ceshtjet e sigurise jane nje nder sfidat me te ndjeshme, me te cilat do te ballafaqohet shoqeria jone, Qeveria e Kosoves dhe te gjitha strukturat tjera. Mirepo, marre ne teresi, nese e bejme nje vleresim te situates se sigurise, te momentit aktual, atehere ne mund ta quajme ate si mjaft te brishte, me mundesi te perkeqesimit te saj, nga shkaku se ngjarjet qe do te pasojne ketyre diteve, sic eshte shpallja e pavaresise, mandej fillimi i njohjes se saj nga shtetet e ndryshme vec e vec, gjithsesi do te ndikojne ne perkeqesimin e situates se sigurise. Prandaj, une konsideroj se kemi hyre ne nje faze shume delikate, mos te them te rrezikshme, kur pritet perkeqesimi i situates se sigurise ne teresi, ketu ne Kosove.
Kohet e fundit, politikanet serbe kane deklaruar se do te perdorin masa te ndryshme, per ta penguar njohjen e pavaresise se Kosoves. Cilat mendoni se do te ishin rreziqet potenciale ne kete rrafsh?
Vertet qe Qeveria serbe, kohen e fundit, ka aprovuar disa masa, sic i quajne ata sekrete, per ta penguar pavaresine e Kosoves. Eshte veshtire te parashihet tere ajo qe ata mund ta ndermarrin per ta penguar pavaresine e Kosoves. Mirepo, une mendoj se nje perdorim i forcave te armatosura serbe ne permasa te medha, eshte pak i besueshem ne kete moment, per shkak te refleksioneve te ndryshme dhe situates se teresishme, e cila mbreteron ne kete pjese te Ballkanit. Prandaj, une nuk pres ndonje nderhyrje ushtarake ne Kosove. Mund te kete ndonje demonstrim te forces se armatosur pergjate kufirit me Kosoven, do te thote, per te ndikuar ne popullate, per te zhvilluar nje lufte speciale etj. Mirepo, nje perdorim i kesaj force ne permasa te medha, nuk ma merr mendja se do te ndodhe. Ajo qe duhet vleresuar per momentin, une mendoj se ceshtja me e ndjeshme per ne, ketu ne Kosove, eshte shkeputja e pjeses veriore te Kosoves. Kur e them kete, mendoj ne pjesen ne veri te lumit Iber, e jo vetem ne pjesen veriore te Mitrovices, sic po thuhet shpesh, sepse per kete jane bere pergatitje paraprake qe tete vjet me radhe, sepse aty ka mjaft edhe forca te brendshme, te cilat jane te gatshme, qe ne momentin e duhur, te vihen ne veprim, per ta shkeputur definitivisht kete pjese te territorit tone, edhe pse ajo deri me tani ka qene edhe e shkeputur, sepse ne nuk kemi pasur qasje atje. Ketu mendoj, para se gjithash, ne forcat e policise se MUP-it serb, qe aty veprojne. Edhe pse ndoshta ne momentin aktual nuk jane ne uniforme, ata ekzistojne. Mandej, shpeshhere, ata e kane potencuar, edhe sipas doktrines se tyre, eshte e mundshme qe aty te kete edhe forca te karakterit te ish-mbrojtjes territoriale. Do te thote, njerez qe punojne ne struktura paralele, punojne dhe veprojne ne ate pjese te territorit, por, ne momentin e duhur, mund te kryejne detyra te ndryshme te karakterit policor apo ushtarak. Dhe, mendoj se ne ate pjese te territorit, sherbimi informativ, civil dhe ushtarak, do te veproje me te madhe, per t