E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mandati i tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, betohet Erion Veliaj: Bashkë mund të bëjmë shumë

Erion Veliaj është betuar pasditen e kësaj të marte (20 qershor) si kryetar i Bashkisë së Tiranës, mandati i tretë i tij në krye të bashkisë më të madhe në vend.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se asgjë nuk arrihet vetëm, teksa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë “gjëra të mrekullueshme” siç e cilësoi ai. Po ashtu Veliaj tha se dora e bashkëpunimit është e shtrirë edhe për opozitën.

“Jam i përulur për besimin që më është dhënë për të drejtuar për herë të tretë bashkinë e Tiranës. Vetëm mund të bëjmë kaq pak, bashkë mund të bëjmë shumë më shumë. Asgjë nuk arrihet vetëm, bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Faleminderit të gjithë atyre që më besuan votën. Dorën e bashkëpunimit e keni të shtrirë”, tha Veliaj.

Këtë të martë u konstitua edhe Këshilli Bashkiak, në krye të së cilit u zgjodh Romina Kuko me 37 vota pro.

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës, PS ka 34 këshilltarë, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 15 këshilltarë, PD ka 4, PSD 3, ndërsa LZHK, PR, Nisma Thurje, Lëvizja Bashkë dhe PD kanë secila nga 1.

Përbërja e Këshillit Bashkiak të Tiranës: 

Partia Socialiste 34 Këshilltarë

  1. Romina Kuko
  2. Aldrin Dalipi 
  3. Megi Fino      
  4. Eridian Salianji          
  5. Etleva Bajrami
  6. Endri Fuga    
  7. Ledia Tota     
  8. Plarent Ndreca          
  9. Sonila Qato   
  10. Luan Bregasi 
  11. Arta Dollani  
  12. Genci Hyska 
  13. Joleza Koka   
  14. Julian Hodaj  
  15. Reme Xholi   
  16. Besart Kadia
  17. Blerina Doracaj         
  18. Gazmend Paja
  19. Silda çepe      
  20. Endrit Hoxha
  21. Adelina Greca
  22. Hantin Bonati
  23. Vjollca Braho
  24. Glindxhet Madhi      
  25. Katerina Marku         
  26. Aldo Merkoçi
  27. Albina Nanaj 
  28. Enio Civici    
  29. Bruxhilda Kito          
  30. Agim Kraja   
  31. Maura Linadi
  32. Halit Valteri  
  33. Grejsi Bixhi
  34. Rezart Isufi

Bashkë Fitojmë Këshilltarë

  1. Ilir Alimehmeti         
  2. Silva Caka   
  3. Endrit Braimllari     
  4. Beti Njuma  
  5. Arben Tafaj 
  6. Floida Kërpaçi        
  7. Tedi Blushi  
  8. Ilda Zhulali  
  9. Dorjan Teliti 
  10. Ana Azizaj   
  11. Artan Distafa
  12. Albana Kepi
  13. Jonathan Pano      
  14. Eriona Bixha
  15. Genci Gjokutaj     

Partia Republikane 1 këshilltar

  1. Albi Jahelezi

Partia Socialdemokrate 2 këshilltarë

  1. Bruno Çela 
  2. Irini Goga   
  3. Krenar Canollari  

Partia Demokratike 4 këshilltarë

  1. Enriketa Pandelejmoni     
  2. Gentjan Muça         
  3. Irisi Beleraj  
  4. Ervin Dushku

Aleanca Progresiste LZHK 1 këshilltar

  1. Fabian Topollari

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 1 këshilltar

  1. Alda Hasani

Nisma Thurje 1 këshilltar

  1. Endrit Shabani

Lëvizja Bashkë 1 këshilltar

  1. Mirela Ruko    

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›