E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestimi i Vangjush Dakos, Ibrahimaj: Qeveria nuk shprehet për çështjet e drejtësisë

Vjen reagimi i parë nga qeveria për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Ka qenë Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ajo e cila është pyetur nga gazetarët lidhur me arrestimin e kolegut të saj një ditë më parë (6 qershor), ku ka deklaruar se qeveria nuk shprehet për çështjet e drejtësisë.

“Qëndrimi i qeverisë është ai i përhershme se ne nuk shprehemi për çështjet e drejtësisë”, tha Ibrahimaj.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u arrestua të martën me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë.

Ish -kryebashkiaku Dako është shpallur “non-grata” nga SHBA, me akuzën për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.”

Përveç Dakos, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin edhe të 4 ish- zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, përfshirë ish- Drejtorin Adhurim Qehajaj, si dhe pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farku dhe inxhinieren e kompanisë. “Arrest në shtëpi”, është kërkuar për tre ish- punonjëse të Bashkisë së Durrësit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›