E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestimi i gazetarit amerikan/ Rusia thirrje ambasadorëve amerikanë, britanikë dhe kanadezë: Mos ndërhyni në punët e brendshme

Rusia u ka bërë thirrje ambasadorëve amerikanë, britanikë dhe kanadezë që të mos ndërhyjnë në punët e saj të brendshme.

Reagimi vjen një ditë pas dënimit të Rusisë nga 3 vendet, lidhur me burgosjen e aktivistit të opozitës Vladimir Kara-Murza për 25 vjet ndërsa kërkuan lirimin e gazetarit të burgosur amerikan Evan Gershkovich, i cili është akuzuar për spiunazh, raporton Sky News.

Sakaq, këtë të martë, gjykata ruse ka refuzuar apelin e gazetarit të Wall Street Journal për t’u lejuar të dalë nga burgu përpara gjyqit.

Shërbimi rus i sigurisë FSB arrestoi Gershkovich më 29 mars me akuzën për spiunazh, akuzë kjo që mund të dënohet me 20 vjet burg për mbledhjen e sekreteve shtetërore rreth kompleksit industrial ushtarak. Por vetë gazetari amerikan ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Teksa Rusia konsideron se e ka arrestuar gazetarin në flagrancë, SHBA nga ana tjetër thotë se ai është arrestuar gabimisht.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›