E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i kineastit Polanski, reagon shoqata zvicerane e skenaristëve: Është një skandal juridik

Zyrih, 27 shtator NOA-Shoqata zvicerane e skenaristëve dhe regjisorëve ka denoncuar sot arrestimin e kineastit franko-polak Roman Polanski në Zyrih.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, përmes një komunikate, shoqata e ka cilësuar një skandal juridik ku në gjithë këtë farsë juridike e dëmtuar mbetet Zvicra.

 Ajo i ka kërkuar drejtësisë zvicerane të mos shfrytëzojë famën botërore të kineastit.

 Roman Polanski u ndalua dje në mbrëmje pas një mandat-arresti amerikan pas mbërritjes në Zvicër, ku do të nderohej  nga festivali i Filmit të Zyrihut. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›