Brazil, presidenti Lula: Nuk pranoj ultimatum nga Michelleti
Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka kundërshtuar çdo lloj ultimatumi nga lideri i tanishëm honduren Micheletti. Michelleti i kërkoi autoriteteve dhe ambasadës braziliane të Hondurasit që të mos e mbanim për më shumë se 10 ditë ish-presidentin Manuel Zelaya të strehuar në ambientet e saj.
Por presidenti Lula është treguar kategorik në qëndrimet e tij duke refuzuar çdo lloj ultimatimi nga ana e liderit Micheletti.
Madje presidenti brazilian është treguar mjaft i ashpër duke e akuzuar ashpër presidentin e Hondurasit si një njeri antidemokratik.
"Unë nuk negocioj me uzurpues të pushtues të pushtetit, me njerëz anarkist. Unë nuk e njoh këtë qeveri. Nuk bëhet fjalë që unë të negocioj dhe Micheletti nuk mund të më vendos asnjë ultimatum", deklaroi presidenti Lula duke sulmuar ashpër homologun e tij honduren.
Gjatë javës së fundit me mijëra protestues pro ish-presidentit Zelaya kanë rrethuar ambasadën braziliane në kryeqytetin Teguçigalpa, ku ndodhet edhe ish-presidenti i mbrojtur. Gjithashtu ka pasur edhe konfrontime të ashpra mes forcave të policisë si edhe protestuesve. Madje gjatë protestave kanë vdekur edhe 3 protestues gjatë përplasjeve me forcat policore.