E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët botëror letra urimi kancelares Merkel pas fitores në zgjedhje

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy i drejtoi sot "përshëndetjet e tij më të ngrohta" Angela Merkelit, pas fitores elektorale në Gjermani, duke nënvizuar "çmimin" që ai i jepte si një "marrëdhënie unike" mes dy vendeve, njoftoi Elysée-ja.Në fund të letrës së tij drejtuar kancelares, të bërë publike nga presidenca franceze, Sarkozy kishte shtuar me shkrim dore "miku yt".
"Dëshiroj t'ju dërgoj përshëndetjet e mia më të ngrohta për suksesin tuaj elektoral në zgjedhjet federale dhe t'ju shpreh urimet e mia për sukses të plotë në misionin e lartë që gjermanët sapo ju kanë konfirmuar për herë të dytë",- shkruante kryetari i shtetit francez.
Sarkozy gjithashtu shprehte kënaqësinë që do të mund të mbështetej në "angazhimin personal" të Merkelit për të vazhduar së bashku forcimin e këtij mirëkuptimi kaq të domosdoshëm në botë sot.
Pas urimit të presidentit francez nuk kanë vonuar edhe urimet e presidentit amerikan Barack Obama si edhe të kryeministrit britanik Gordon Brown. Obama në letrën e tij uronte përzëmërsisht kancelaren për rizgjedhjen e saj si kancelare. "SHBA dhe Gjermania do të vazhdojnë të jenë në frontin e parë për të mbrojtur vlerat e shejnta të demokracisë."- shprehej në letren e tij drejtuar kancelares Merkel, Barack Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›