E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i vrasësit së Nikulajt në Marok, avokati sqaron: S’ka asnjë pengesë për ekstradimin, Ruben Saraivën e kërkonte edhe Anglia për drogë

Arrestimi i vrasësit së Nikulajt në Marok, avokati sqaron:

Avokati Arbër Hoxha ka sqaruar se edhe pse Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Marokun, kjo nuk është pengesë për të ekstraduar Ruven Saraivën në vendin tonë.

Kjo pasi autori i vrasjes së Ardian Nikulajt është shtetas portugez i arrestuar në Markok dhe mbi bazën e marrëveshjes së INTERPOL ai mund të ekstradohet në Shqipëri. Esktradimi i tij do të ishte i pamundur vetëm nëse Saraiva do të ishte maroken.

Gjithashtu avokati tregoi se portugezi ka dy kërkesa për ekstradim, nga Britania e Madhe që e kërkon për trafik droge dhe në Shqipëri për vrasje. Në këto kushte, ai shpjegon se kërkesa e Shqipërisë prevalon pasi kemi të bëjmë me një vepër penale më të rëndë.

“Nuk kemi një marrëveshje ekstradimi. Edhe pse nuk kemi, nuk përbën asnjë pengesë ligjore, për ta ekstraduar këtë shtetas sepse është protugez. Ajo që do ishte shkak negative, do ishte nëse ky shtetas i përket marokut. Duke qenë se është portuges nuk ka asnjë pengesë për t’u ekstraduar. Ai është shpallur në kërkim për vrasje, në këto kushte Maroku është i detyruar që nëse drejtoria me marrëdhënien me jashtë nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë, do i çoje të gjitha provat, Maroku mbi bazën e marrëveshjes me Interpol, është i detyruar, nëse Gjykata e vendos gjithmonë. Nëse do ishte Maroken, nuk do ekstradohej, çdo shtetas tjetër, i ndryshëm nga shtetas të atij vendi, mund të bëhet ekstradimi. Këto parimet e reciprocitetit janë vetëm për pengjet e luftës.

Ka 2 kërkesa për ekstradim se është i dënuar edhe në Britani, konkurrojnë 2 kërkesa për ekstradim, nga Shqipëria dhe Britania. Do jetë gjykata e Rabat se ku do të ekstradohet fillimisht, por Britania e Madhe ka një avantazh se vendimi penal atje ka marrë një vendim të formës së prerë ndërkohë që këtu është një masë arresti. Por Shqipëria ka avantazh se këtu po kërkohet për vrasje”, tha avokati Arbër Hoxha për “Report Tv”.

Ruben Saraiva u arrestua ditën e djeshme në Marok. Në momentin e arrestimit ai ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut, Rabat, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nuk i janë gjetur dokumente apo armë.

Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me katër shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia kanë organizuar vrasjen e Nikulajt.

Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç ndodhen në paraburgim në Britaninë e Madhe, ndërsa Harriet Bridgeman, 28 vjeçe u la në arrest shtëpie pasi kërkoi masë më të lehte sepse ka vajzën e mitur vetëm.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›