E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 130 përkrahës të opozitës në Rusi

Moskë, 1 shtator - Forca të mëdha policore në Moskë dhe në Shën Petersburg kanë shpërndarë demonstratat e opozitës dhe kanë arrestuar 130 vetë. Opozita nuk kishte marrë leje për mbajtjen e këtyre protestave. Katër europarlamentarë të cilët kanë vëzhguar protestat në Moskë kanë kritikuar policinë për përdorimin e dhunës së pamatur. Ndër 70 të arrestuarit në Moskë është edhe ish - zëvendëskryeministri i Rusisë, Boris Njemcov, transmetojnë agjencitë. Grupet opozitare ruse organizojnë protesta me datën 31 të çdo muaji. Në këtë mënyrë duan të rikujtojnë nenin 31 të kushtetutës ruse, i cili garanton lirinë e mbledhjes së njerëzve në rrugë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›