Arrestohen 2 italiane ne Durres per evazion fiskal dhe mashtrim

Forcat e policisë kufitare në portin e Durrësit kanë ndaluar natën e kaluar dy shtetas italianë, një prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar për evazion fiskal.
Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit në Durrës, bënë të ditur se Vincenzo Cangi, 54 vjeç, banues në Padova, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Rumania për veprat penale të evazionit fiskal dhe mashtrimit tregtar.
Sipas të njëjtave burime, 54-vjeçari, i cili mbërriti me traget nga Bari (Itali), kërkohej që prej katër muajsh edhe është ndaluar menjëherë pas verifikimit të të dhënave kompjuterike në pikën e kalimit kufitar portual të Durrësit.
Mbrëmjen e kaluar forcat e policisë së kufirit ndaluan edhe 29-vjeçarin Francesco Cinefra, që mbërriti me tragetin "Bridge" nga Bari.
Sipas burimeve, 29-vjeçari me banim në Brindizi (Itali), u ndalua pasi automjeti i tij, i markës Audi A6, me targa CË 109 XN, rezultonte i vjedhur në shtetin fqinj që më 16 mars të këtij viti.
Dokumentacioni i paraqitur nga shtetasi italian dyshohet të jetë i falsifikuar, shtuan burimet e policisë, të cilët theksuan se kanë forcuar masat për parandalimin e krimit ndërkufitar