E Diel, 1 Nëntor 2026

Griselda prokuroria Bie pista e pengmarrjes. Pikepyetje edhe mbi shtatzanine

Griselda Roshi, 28- vjeçarja e cila një ditë më parë tronditi opinionin publik ishte sot për rreth një orë e 30 minura në ambientet e Mjekësisë Ligjore. Nga kontakti me specialistet e mjeksise ligjore na u konfirmua se 28- vjecarja nuk kishte shenja te barres normale pasi nje gje e tille kerkon dhe rrudhosje te barkut çka Griselda Roshi nuk i kishte. Nje tjeter ekspertim u be dhe per shenjat e dhunes çka konkludoi se mbi 28- vjeçaren nuk ka pasur shenja te tilla.  (Update)

Nje tjeter piste u hodh poshte dhe nga Prokuroria e Pergjithshme. Në njoftimin zyrtar thuhet se pas regjistrimit të denoncimit për rrëmbimin e 28- vjeçares u realizuan një sërë veprimesh hetimore për verifikimin e rrethanave të ngjarjes duke vlerësuar dhe vetë sensibilitetin që paraqet ky rast.

Në bazë të analizës u arrit në konkluzionin se nuk ka elementë që të vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes së 28- vjeçares çfarë hedh poshtë pistën e variantit të rrëmbimit dhe marrjes peng të fëmijës së sapolindur.

Deri me tani çdo piste e mundshme e dites se djeshme eshte hedhur poshte ndersa pikepyetjet e shtatezanise se Griselda Roshit, kjo dhe per shkak te gjendjes se saj te rende psiqike dhe problemeve bashkeshortore me kryebashkiakun e Kavajes, mbeten per tu konfirmuar ne konkluzionet e ekspertizes se mjekesise Ligjore.

Julian Kasapi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 02 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›