E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Gruaja e kryebashkiakut te Kavajes nuk ishte shtatzane

28-vjeçarja, Grisela Roshi, nuk ka qenë fare shtatzanë.

Një fakt të tillë e konfirmoi zyrtarisht pak më parë Policia e Tiranës, sipas të cilës, nuk është aspak e vërtetë dëshmia e dhënë nga gruaja e kryebashkiakut të Kavajës se qenka detyruar të lindë me zor fëmijën e saj nga persona që e rrëmbyen.

Dhe kjo pasi, ai në të vërtetë nuk ka ekzistuar fare.

"Janë identifikuar dhe pyetur personat që janë takuar me shtetasen Griselda Zajmi, ku nga deklarimi i shoqes së saj, me iniciale J.T, tregon se ka pirë kafe me Griseldën tek ambjenet e lokalit të Qendrës Kristal, ku kanë qëndruar deri rreth orës 19.00’.

Më pas këto, shtetase kanë dalë nga kjo qendër dhe përpara saj, Griselda ka hipur në një taksi duke i thënë shoqes që do të shkonte në shtëpi.

Shtetasja J.T deklaron se Griselda dukej shtatzënë pranë muajit të lindjes", thuhet në deklaratën e policisë.

Më pas, ajo shton se në pyetje janë marrë edhe mjekët e klinikës private, ku është paraqitur zonja e parë e Kavajës dhe ankohej për të vjella dhe diarre, e se ka rezultuar që kjo shtetase në dukje nuk ishte shtatzanë dhe nuk patur ankesa në lidhje me shtatzaninë.

Ndërkaq, policia sqaroi më tej se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale të gjitha pamjet filmike të regjistruara tek Qendra Kristal si dhe i çdo ambienti tjetër biznesi i pajisur me kamera përgjatë rrugës “Komuna e Parisit” ... (vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›