E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 2 persona të dyshuar për plagosjen e 3-fishtë në Kukës

KUKËS- Arrestohen dy persona të dyshuar për plagosjen e 3-fishtë në Kukës. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasit, Vladimir Gjupa, 30-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, si dhe Baftjar Bruka 22 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake mësohet se shtetasit e arestuar janë persona me precedentë penalë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që pritet dëshmia e autorëve të plagosjes.

3 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Kukësit. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur, Ardian Trota, Besnik Axhami dhe Osman Voka. Të tre këta persona janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, në drejtim të tyre është qëlluar me automatik kallashnikov dhe në vendgjarje janë gjetur 20 gëzhoja plumbash.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Atentat me armë në Kukës-Morinë, plagosen 3 persona

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›