Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta: Qëndrimi im s'ndryshon, por duhet konsensus
TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë ku ka falënderuar strukturat në rrethe si dhe votuesit shqiptar për rezultatin e suksesshëm të arritur në zgjedhjet e 23 qershorit tha se qeverisja e re më në krye kryeministrin Edi Rama do të jetë gjithëpërfshirëse dhe ‘mbret’ do të jetë ligji.
Meta vlerësoi se vota e 23 qershorit, pro koalicionit të majtë, ka qenë votë kundër arrogancës dhe vetëkënaqësisë të qeverisjes së demokratëve.
“Ne jemi votuar se ne ditëm të përcjellim mesazhin e stabilitetit te vendit, domosdoshmërisë së bashkëpunimit të vendit në mënyrë që vendit ë ece me shpejt drejt rendit zhvillimit dhe integrimit dhe nuk është koha për tu sjellë as me eufori dhe as mendjemadhësi, pasi kjo ka qenë vote e qarte kudër arrogancës dhe vetëkënaqësisë. Kjo është koha për urtësi ndaj qytetarëve. Qeverisja duhet ë jetë gjithëpërfshirëse. Në këtë mënyrë mesazhet e qytetarëve i ka lexuar dhe zoti Edi Rama kryeministri i ardhshëm i vendit. Tani është koha për ndryshim të rëndësishëm të gjithë mënyrës si bëhet politika. Në këtë vend mbret duhet te jete ligji dhe qytetaret dhe jo qeveritarët dhe politikanët”, u shpreh Meta.
Meta, i cili në bazë të marrëveshjes PS-LSI do të mbajë edhe postin e kryetarit Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh se shpreson në bashkëpunimin e opozitës së re në interes të Integrimit të vendit në BE dhe në vendimet që kanë të bëjnë me fatet e shqiptarëve.
“Shpresoj në bashkëpunim me opozitën e re, në interes të integrimit të vendit dhe pjesëmarrjes aktive të elementeve më të spikatur te shoqërisë tonë, ne vendimmarrjet që kanë të bëjnë me fatet shqiptarëve, pasi duhet ë hetim dorë nga politika antagoniste që i ka humbur shumë kohë vendit”, theksoi Meta.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor? Meta: Qëndrimi im i njëjtë, por duhet konsensus
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së kryesisë Meta, duke konfirmuar detaje nga takimi me aleatin e tij socialist Edi Rama se ndarja e mandateve të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, do rrisë efikasitetin e dy pushteteve.
“Lidhur me ndarjen e mandateve, natyrisht se ajo është një hap përpara jo një hap pas për të rritur rolin e qeverisë dhe maksimizuar energjitë e atyre që angazhohen ne ekzekutiv, por njëkohësit dhe një kontribut për te rritur rolin e parlamentit dhe gjithë deputeteve ne përmbushjen e angazhimeve qe parlamenti ka njëkohësisht dhe kjo ndihmoje ne efikasitetin e legjislativit dhe ekzekutivit”, tha Meta.
Sa i takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhor e cila u bë nga dy partitë e mdha PD dhe PS, meta tha se mban të njëjtin qëndrim por do duhet konsensus nga palët për marrjen e një vendimi të tillë.
“Qëndrimet tona mbeten konstante në këtë drejtim, pavarësisht se kemi mazhroance te mjaftueshëm për të bërë ndryshime në element te tille duhet te kemi parasysh se ndryshimet ne kod nuk kërkojmë mazhorancë, por dhe një konsensus me opozitën. Do punojmë për të arritur konsensusin qe i duhet për ndryshime”, sqaroi Meta.
Kreu i LSI, bëri me dije se në takimin me kreun e PS-së Edi Rama nuk kanë folur për postet ministrore, teksa theksoi se kjo pikë nuk përbën shqetësimin kryesor.
“Nuk është diskutuar asnjë cështje e kësaj natyre, se nuk janë prokupimet dhe shqetësimet tona as si aleancë dhe as si LSI në mënyrë specifike, cështje e bashkëqeverisjes nuk është një cështje përqindjesh përkundrazi është cështje vullneti të përbashkët për të nisur në Shqipëri një politikë të re mbi bazën e bashkëpunimit dhe ne funksion të interesit të përgjithshëm të publikut dhe qytetarëve”, tha Meta.
“Unë kam besimin se kemi hyrë në një situatë të re dhe bashkëpunim me PS dhe me forcat e tjera progresiste për LSI është strategjik dhe afatgjatë dhe në interes të qytetarëve në funksion të anëtarësimin të BE. Ne kemi arritur të kemi mazhorancë legjitime, por besoj se qytetarët shqiptar e ndjejnë ne këto pak ditë pasi kanë votuar për ASHE që nga kutitë e votat ka dale mazhorancë e përgjegjshme, me fryme te gjere bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirje dhe kjo fryme do jete e pandalshme. ”, iu përgjigj Meta interesit të gazetarëve për aleancat e mundshme.
(e.m/BalkanWeb)