Kukës, arrestohen 2 të dyshuar përplagosjen me armë të 3 vetëve
KUKËS - Arrestohen sot në Kukës dy të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të tre shtetasve. Rreth orës 14:00, forcat e Drejtorisë se Policisë Qarkut Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: Vladimir Gjuta, 30 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë me precedent penal. Baftiar Bruka, 22 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë, me precedent penal.
Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë, sepse këta shtetas janë të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të tre shtetasve, ngjarje e ndodhur mbrëmë në Kukës rreth orës 23:15 min në aksin rrugor Kukës-Morinë, tek karburanti i shtetasit “Ardian Trota”.
Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Kukës për veprat penale të “vrasjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)