E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 3 autoret e vjedhjes se telave te linjes se tensionit te larte ne Mirdite

Lezhe 6 janar 2011 NOA- Policia e qytetit te Lezhes ka bere te mundur arrestimin e autoreve qe kryen vjedhjen e kampatave te telit te bakrit te linjes se tensionit te larte ne fshatin Malaj te rrethit Mirdite.

Martin Tirtja 21 vjec lindur dhe banues ne fshatin Orosh te rrethit Mirdite Fatmir Tirtja 22 vjec lindur dhe banues ne fshatin Orosh te rrethit Mirdite dhe Florin Gjini 23 vjec jane autoret e vjedhjes dhe demtimit te linjes se tensionit te larte.

Gjini u arrestua tre dite me pare ndersa diten e sotme kane perfunduar ne pranga dy autoret e tjere.

Ngjarje ndodhi me 29 dhjetor ne vendin e quajtur Bungaj.

Prokuroria e Lezhes ka nisur hetimet per vepren penale te Vjedhjes se kryer ne bashkepunim dhe Shkaterrimit te rrjetit elektrik parashikuar nga nenet 134/2 dhe 156 te Kodit Penal.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›