Korçë, vrasja e biznesmenit ende pa autor
Një dite pas vrasjes se biznesmenit korçar, Marsel Grabocka, nuk ka asnjë te ndaluar për ngjarjen. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një nga pistat kryesore ku po hetohet, është ajo e borxheve te shumta qe viktima ka pasur, kryesisht ne lokale te basteve sportive, si dhe ato te lojërave te tjera te fatit. Kjo pasi 36-vjeçari, djalë i vetëm i familjes Grabocka, njihej si frekuentues i rregullt i lojërave te fatit. Një tjetër piste hetimi lidhet edhe me punën qe ai mund te ketë kryer ne Greqi, kur ishte emigrant. Jashtë vëmendjes se hetuesve nuk është lënë as aktiviteti qe kryente kohet e fundit i ndjeri, qe transportonte mallra ushqimore nga Greqia. Sipas policisë, vete Grabocka i ka hapur portën e shtëpisë personit qe me pas i mori jetën duke e qëlluar me pistolete.
Shpërndaje