E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet furgoni, plagoset kalimtarja

Shoferi i një furgoni ne Gjirokastër ka tentuar te shmange përplasjen e kalimtares, por ka goditur murin e kalasë, çka ka shkaktuar përfshirjen e mjetit nga flaket. Aksidenti ndodhi ne rrugën "Qafa e Pazarit-Dunavat". Pavarësisht manovrimit te shoferit, gruaja ka thyer njërën këmbë, por pa probleme për jetën. Burimet policore bëjnë me dije se kalimtarja i ka prere rrugën makinës, megjithatë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar deri ne sqarimin e rrethanave te plota te ngjarjes.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›