E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 3 serbe te grupeve kriminale ne Veri

PRISHTINE-Tre serbe te dyshuar per venie te lendeve shperthyese eksploziv djegie vrasje dhe shperthime jane arrestuar sot ne oret e para te mengjesit nga njesite speciale te EULEX-it ne veri te Kosoves kane njoftuar burimeper Kosovapress.

Sipas burimit njeri nga tre te arrestuarit eshte shtetasi Serxhan Vullovic i cili eshte dorezuar vullnetarisht ne oret e mengjesit ne stacionin e policise ne veri te Mitrovices ne prezence te avokateve te tij.

Gjithnje sipas ketij burimi dy persona tjere identitetin e te cileve nuk kemi arritur ta mesojme pas marrjes ne pyetje njeri eshte liruar nderkohe qe personit tjeter i eshte caktuar masa e arrestit shtepiak.

Ndryshe ne Veri te Mitrovices mbreme pervec pjesetareve te Policise se Kosoves jane verejtur forca te medha te sigurise ne mesin e te cileve edhe pjesetare te xhandarmerise franceze dhe karabiniere.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›