E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi Zgjedhjet e parakohshme me 30 Janar

PRISHTINE-Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka mundesi te mbahen me 30 janar te vitit te ardhshem pohon sot e perditshmja Zeri duke u mbeshtetur ne burime te aferta me dy partite me te medha politike ne vend Partine Demokratike te Kosoves dhe Lidhjen Demokratike te Kosoves.

E perditshmja kosovare shkruan sipas burimeve se perpvec partive me te medha ne vend edhe shume parti tjera politike kane rene dakort qe zgjedhjet te mbahen pikerisht ne kete dite.

Zgjedhjet duhet te mbahen te pakten nje muaj e gjysme para se ti skadoje mandati ushtruesit te detyres se presidentit per faktin se nevojitet kohe deri ne publikimin dhe certifikimin e rezultatit te zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Po ashtu nevojitet gati nje muaj kohe deri ne arritjen e marreveshjes per koalicion mes partive politike ka thene burimi i gazetes duke shtuar se PDK dhe LDK jane marre vesh qe zgjedhjet te mbahen me 30 janar.

Paralajmerimin per shpalljen e dates se zgjedhjeve e ka dhene te marten ushtruesi i detyres se presidentit kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
Por Krasniqi ka theksuar se javen tjeter do te dihet datat e sakte. Po kete dite Qeveria ka bere gati 2 milione euro per fillimin e pergatitjeve te organizimit te tyre.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›