Arrestohen 3 tifozë, qëlluan arbitrin

Incidenti i ndodhur në ndeshjen Besa- Skenderbeu, ku është qëlluar me sende të forta gjyqtari anësor i ndeshjes ka përfunduar me arrestimin e tre tifozëve. Sipas policisë së Tiranës mësohet se gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për 4 tifozë të tjerë të cilët do të akuzohen për fyerjes për shkak të detyrës", "Kundërshtimit të punonjësve të policisë", "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësve të policisë së rendit", si dhe "Prishje të rendit dhe të qetësisë publike". Në pranga është vënë Agim Musaku, 30 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë,
Nazmi Lecini, 52 vjeç, banues në fshatin Luz i Madh, Kavajë dhe Gëzim Muka, 44 vjeç, banues në Kavajë,
Ndërkohë që filloi proçedimi penal dhe punohet për kapjen e Erjon Ajdini, 27 vjeç, Skerdi Bizhdili, 28 vjec, Aurel Myftiu, 27 vjeç dhe Naim Haxhiu, 42 vjeç, të katër banues në Kavajë. Sipas burimeve në ndeshjen Besa- Kastrioti tifozët kanë nisur të hedhin gurë në fushën e lojës, duke goditur edhe anësorin Denis Rexha. Minuta e 88-të e ndeshjes korçarët po kryesonin 1-0 falë golit të realizuar nga Markoviç në minutën e fundit të pjesës së parë. Cikalleshi u pengua në zonë dhe sipas tifozëve kavajas ishte penallti, por jo për arbitrin Janku, që lejoi vazhdimin e lojës. Në këto momente, tifozët nisën të hedhin në fushë stolat dhe sende të tjera të forta, ç'ka çoi në ndërprerjen e përkohshme të takimit nga ana e arbitrave dhe delegatit. Ndërkohë policia vazhdon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të paligjshme.