Kosova në qendër të vëmendjës së Konferencës së Ambasadorëve të Shqipërisë

Tiranë, 24 gusht - Më 25-26 gusht 2010, zëvendëskkryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, do të thërrasë në Tiranë Konferencën vjetore të Ambasadorëve, ku do të marrin pjesë ambasadorët dhe kryetarët e Misioneve Diplomatike të Republikës së Shqipërisë të akredituar në botë.
Gjatë kësaj Konference do të bëhet një analizë e hollësishme e aktivitetit të shërbimit të jashtëm shqiptar gjatë vitit të kaluar, dhe do të diskutohet mbi sfidat me të cilat përballet diplomacia shqiptare aktualisht si dhe mbi organizimin e punës për vitin që vjen. Në këtë kontekst pritet të vihet theksi në forcimin, profesionalizmin dhe rritjen e efikasitetit të Shërbimit të Jashtëm në shërbim të sfidave të brendshme zhvillimore të vendit dhe rolit të ri dinamik të Shqipërisë në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.
Vëmendje e veçantë do t,i kushtohet situatës në rajon, veçanërisht pas opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.