E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 4 te dyshuar per abuzime me te miturit

RASTI I 
Samir Kola, është arrestuar më 18 mars në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Ai eshte denoncuar nga një qytetar i rastit qe e ka pikasur te dyshuarin duke prekur një vajzë të vogël ne rruge. Vajza ne fillim ka bertitur, me pas eshte larguar me vrap thuhet ne polici. Arrestimi I ketij personi eshte bere për akuzat e “veprimeve të turpshme”., Gjykata e izoloi në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Policia është në kërkim të vajzës, për t’i marr denoncimin.

RASTI II
Pjetër Ndoi, u arrestua më 19 mars në hyrje të rrugës “Don Bosko”. Policia e ndaloi në flagranc duke bërë veprime të turpshme me një adoleshent të komunitetit rom. Mirditori mohoi akuzën duke pretenduar se nuk e njihte 17 vjecarin. Me pas babai i adoleshentit dhe vet ky i fundit, pranuan se e njihnin pasi ishin fqinje. Here pas here i dyshuari i jepte para adoleshentit. Ndoi e mohoi akuzen duke deklaruar se është i paaftë për të kryer marrëdhënie seksuale. Gjykata vendosi izolimin e tij me afat 30 ditor. 

RASTI III
Avni Bajraktari, është arrestuar më datë 20 mars në rrugën “Don Bosko”, pasi në ashensor ka tentuar të puth një vajzë të mitur. Denoncimi është bërë nga familjarët, pasi vajza ka treguar makthin në ashensor. Vet i arrestuari e ka mohuar akuzen, por pritet që këto dy ditë të dale para Gjykatës. 

RASTI IV
Policia, ka arrestuar Shpëtim Kovaçin, pasi ky shfrytezonte femijet per te lypur. Tutori i minoreneve i detyronte me dhunë 4 të miturit të vidhnin dhe lypnin nëpër rrugët e Tiranës. DItën e arretsimit, Kovaçit katër të miturit i kishin dorëzuar 70 mijë lekë të reja, të cilat i kishin vjedhur në një dyqan në rrugën “Bardhyl”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›