E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD projekt për zhvillimin e Shqipërisë në katër vitet e ardhshme, PS kundër interesave të vendit

22-03-2013 / Gazeta 55

Ministri Imami takime në komunën e Kodovjatit

Kryetari i Grupit të Punës për Qarkun e Elbasanit z. Arben Imami i shoqëruar nga deputeti i zonës së Gramshit, z. Sybi Hida, pas ceremonisë së inaugurimit të rikonstruksionit të segmentit rrugor Gramsh-Kodovjat nga kryeministrit Berisha, vazhdoi në zhvillimin e takimeve entuziaste me banorët e komunave të zonës së Gramshit. Takimet u zhvilluan në kuadër të turit që zoti Imami po zhvillon në të gjitha komunat e Qarkut të Elbasanit për të komunikuar hapur me banorët dhe për tu njohur më nga afër me problematikat e këtyre zonave që sa vijnë dhe pakësohen. Kjo falë punës së mirë që ka bërë qeverisja e Partisë Demokratike me koalicionin e saj.
Gjatë takimeve të zhvilluara në fshatin Bresnik dhe Cekin Imami u shpreh siç cilësoi dhe kryeministri i vendit se: “Në këto vite në rrethin e Gramshit është investuar mbi 90 km rrugë dhe do të ndërtohet dhe rindërtohet çdo km rrugë. Gramshi do lidhet me Maliqin dhe Skraparin, rruga me Elbasanin do shkurtohet edhe me 10 km. Rrugët që ne po ndërtojmë janë një shans dhe potencial i madh për punësim sepse rruga hap tregun për tu shitur prodhimet. Ndaj Kodovjati nuk është më ai që unë kam vizituar para 2- vjetësh dhe nga ku sot, ka potenciale të mëdha turistike”. Së shpejti me nisjen e projektit për Kaskadën e Devollit nga firma norvegjeze, e cila do të sjellë punësimin e banorëve të zonës. Gjatësia e rrugës së rikonstruktuar shkon në 13,5 kilometra, ndërsa gjerësia është 5-6 metra. Përfitues të këtij rikonstruksioni janë 13 mijë banorë në komunat Kodovjat, Pishaj. Rruga, sigurisht, shërben edhe si arterie kryesore për komunat Kukur e Lenie të këtij rrethi.
Në Bresnik tha Imami, u ndërtua shkolla e re dhe u kemi krijuar kushte që të punoni, pasi pasuria qe ju krijoni është pasuria e këtij vendi. Në 4 vitet e ardhshme në Gramsh do të ketë lulëzim për punë. Ky vend ka pasur një zhvillim të dukshëm këto vitet e fundit, i cili nuk ka qenë një zhvillim i paplanifikuar, i pamenduar apo pa përpjekje. 
Z. Imami ndër të tjera u ndal tek ulja e taksave dhe rritja e buxhetit, nga ku tha ai, jemi përpjekur të ulim peshën e shtetit mbi shpatullat e qytetarit dhe të grumbullojmë më shumë para në mënyrë që të mund të investojmë ashtu siç kemi investuar dhe do të vazhdojmë akoma  të investojmë më shumë në vitet e ardhshme. Kemi ndërtuar10 mijë kilometra rrugë, 1300 shkolla, qindra ujësjellës, qindra qendra shëndetësore, sigurisht që puna nuk është mbaruar dhe kemi akoma, tha ai.
Ne jemi të vetëdijshëm që ka akoma shumë probleme në këtë vend por po të krahasojmë vitin 2005 me vitin 2013 diferenca është e madhe. Duke parë punën që kemi bërë, mandati tjetër do të jetë një mandat, akoma më i suksesshëm, akoma më produktiv sepse sa më tepër të ecësh e  fuqizohesh aq më të mëdha janë mundësitë. Në mandatin tjetër vijoi ai, do ta mbyllim përfundimisht aspektin e infrastrukturës së vendit, do t’i kushtojmë një vëmendje të posaçme infrastrukturës bujqësore dhe problemeve të tjera të përqendruara në vaditje dhe kullim. Politika jonë e këtyre viteve është një politikë që ka pasur si qëllim rritjen e punësimit, rritjen e prodhimit, rritjen e mirëqenies, kjo si fillim në zonat rurale. Sepse ajo që kemi menduar ne, ka qenë se nëse nuk ka rrugë, nuk mund të ketë zhvillim, nuk mund të ketë prodhim dhe si pasojë as prodhimi nuk mund të tregtohet. Me krijimin e një infrastrukture, ku sigurisht mbetet akoma punë për të bërë , tregu është afruar me prodhimin, kostot e prodhimit janë ulur, mundësitë për të shitur mallin bujqësor janë rritur më shumë. Përveç kësaj cilësoi Imami, kemi vënë para për të subvencionuar pemëtari, vreshtari dhe ullinj. Rasti konkret është komuna e Kodovjat-it ku rruga sot, përfundoi, por nëse kjo rrugë do të ishte realizuar para 10 vitesh, do të ishim akoma më përpara. Në gjithë këtë zonë nga Peqini e deri në Cekin nuk ka pasur 1 km rrugë të asfaltuar. Pra pa dyshim që kanë vlerë ato subvencionime që janë bërë, ato reforma që kemi ndërmarrë. Rritja e sipërfaqes së punueshme të tokës, rritja e tokës bujqësore, ( rreth 1/3 apo ¼ e sipërfaqes së vendit ) është e pashfrytëzuar. Toka është pasuri e një vendi. Një ndër masat më të rëndësishme që kemi ndërmarrë është edhe heqja e TVSH-së për të gjitha inputet, plehrat, bagëtitë, farat, makineritë bujqësore etj. Këto do të bëjnë që kostot tuaja për të prodhuar do të jenë më të ulëta se ato të deritanishme.
Sot Kryeministri tha për Gramshin se do ta 2-fishojmë në 4 vitet e ardhshme subvencionin për mbjelljen në pemëtari, vreshtari, ullinj etj. Janë më shumë se 4 miliard dollar investim, nga ku, në vitin 2005 ishin investuar vetëm 50 milionë dollarë në vit, në vitin 2010 u arrit 1 miliard në vit, pra 20 herë më shumë. Kjo është rritje e punësimit, rritje e pasurisë së vendit, rritje e mirëqenies dhe kjo është një rrugë e mirë e ndryshimit të Shqipërisë për të vazhduar përpara, në kthimin e vendit tonë në një vend të zhvilluar.
Ne po e çojmë këtë vend drejt integrimit, e kemi integruar në NATO, kemi bërë të gjithë hapat e duhur që ky vend të merrte edhe statusin e vendit kandidat pas liberalizimit të vizave, një hap ky shumë i madh për integrimin e vendit në Europë. Ne si qeveri, kemi pasur pengesa që ju i dini, tha Imami për banorët e Cekin-it. Por këto pengesa nuk bien mbi supet e deputetëve apo të një partie, por mbi supet e qytetarëve.  Statusi i vendit kandidat do ta lejonte Shqipërinë që menjëherë të përfshihej në programet mbështetëse të drejtpërdrejta për bujqësinë dhe për kapitalin njerëzor ku përmend, shkollat, shëndetësinë etj. Ne ndërmorëm të gjitha hapat për të arritur një bashkëpunim me Partinë Socialiste por ishte e pamundur. Ata e filluan me bojkot, e vazhduan me përdorimin e hapat e dhunës kundër institucioneve të shtetit, bllokimin e rrugëve dhe përfunduan me mosvotimin e paketës së 3 ligjeve që ishin kusht për të marrjen e statusit kandidat nga BE. Imami e përfundoi takimin duke i cilësuar hapat e Partisë Socialiste si një rrugë krejtësisht kundër interesave të vendit dhe qytetarëve të këtij vendi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›