Basha kujton revoltën e Spaçit: Do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi
Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme, 21 maj, revoltën e Spaçit.
Në një reagim në ‘Facebook’, Basha shkruan se kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri.
Ai thotë se heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi.
“Kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri. Heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi.
Burrat që u ngritën kundër regjimit gjakatar në një nga burgjet më famëkeqe komuniste, dëshmuan vendosmërinë për t’iu kundërvënë propagandës dhe mizorisë famëkeqe. Ata qëndruan, luftuan dhe nuk u dorëzuan, duke vënë interesat më të larta të vendit mbi fatin e tyre personal. Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë”, shkruan Basha në postimin e tij.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
